Përplasi për vdekje drejtuesin e motorit në Kamzë, arrestohet 60-vjeçari

Nga A2 CNN
27 Shtator 2024, 13:15 | Kronikë

Përplasi për vdekje drejtuesin e motorit në Kamzë,

Policia ka zbardhur një aksident me vdekje të ndodhur ditën e djeshme në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamëz.

Blutë kanë arrestuar një 60-vjeçar, i cili akuzohet se ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motomjeti, teksa drejtonte makinën e tij tip “Mercedes Benz”, raporton A2.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin Sh. S., 60 vjeç, pasi në bulevardin "Nënë Tereza", duke drejtuar automjetin tip "Benz", është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. N. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos