Përplasi për vdekje këmbësoren në Elbasan, arrestohet 45-vjeçari nga Korça

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2025, 12:52 | Kronikë

Përplasi për vdekje këmbësoren në Elbasan, arrestohet

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi një ditë më parë përplasi për vdekje një këmbësore. Aksidenti ndodhi ditën e djeshme, në lagjen "Shënkoll" të Elbasanit, teksa me automjetin që drejtonte 45-vjeçari përplasi 69-vjeçaren dhe më pas u largua nga vendi i aksidentit. 69-vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Njoftimi i Policisë Elbasan

Përplasi me automjet, një shtetase, e cila për pasojë humbi jetën në spital, dhe u largua nga vendi i aksidentit, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

Ky shtetas, ditën e djeshme, në lagjen "Shënkoll", Elbasan, me automjetin që drejtonte dyshohet ka përplasur shtetasen

F. H., 69 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

69-vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos