Një 20-vjeçar u vra më armë zjarri këtë të enjte në Shkodër.
Ngjarja ndodhi pasdite, në fshatin Guci e re, në shtëpinë ku Paulin Preka jetonte i vetëm.
I riu është gjetur i pajetë në oborrin e banesës ndërsa vrasësi dyshohet të ketë qëlluar ndaj tij vetëm një herë, me një plumb në gjoks.
Të afërmit, thanë se 20-vjeçari nuk ka pasur konflikte ndërsa e gjithë familja Preka, një pjesë e të cilës jetonte në Dukagjin, merrej me rritjen e bagëtive, nga të cilat siguronte të ardhura për një jetesë të thjeshtë.
Në vendngjarje autoritetet kanë sekuestruar një gëzhojë që dyshohet të jetë qitur nga një armë zjarri pistoletë si dhe kanë grumbulluar prova të tjera e dëshmi që mund të ndihmojnë hetimet.
Po ashtu në fshatin Guci e Re dhe zonat e tjera të Shkodrës shërbimet e policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë po kryejnë kontrolle të vazhdueshme për identifikimin dhe ndalimin e vrasësit të 20-vjeçarit. (A2 Televizion)