Përplasi për vdekje me makinë këmbësoren, arrestohet shoferi

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 10:46 | Kronikë

Përplasi për vdekje me makinë këmbësoren, arrestohet

Policia ka arrestuar në flagrancë një 62-vjeçar i cili një ditë më parë përplasi me vdekje me makinë një këmbësore në aksin rrugor Qukës-Përrenjas. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor "Qukës-Përrenjas", si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja F. M., 73 vjeçe, këmbësore, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin P. K., 62 vjeç, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen”, njofton Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos