Një përplasje me armë zjarri është regjistruar në Golem të Kavajës. A2 CNN mëson se ngjarja është regjistruar pak pas mesnatë në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Golemit dhe i plagosur ka mbetur 22-vjeçari Luiz Sheqi.
Burime nga policia pohojnë s pas një konflikti të mbartur mes dy personave, ata janë takuar dhe pas një debati të ashpër situata ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Për pasojë mbeti i plagosur 22-vjeçari, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, shtetasin Shpëtim Dedja dhe po punon për arrestimin e tij. Dedja u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe nuk dihet vendndodhja e tij. (A2 Televizion)