“Përplasja” me Dadon, shtyhet seanca, Veliaj citon Kushtetuesen për masën

Nga Armand Bajrami
3 Korrik 2026, 19:05 | Kronikë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shoqërua të premten nga paraburgimi i Durrësit për në Gjykatën Admistrative Tiranë, për përballjen gjyqësore me prokurorin e SPAK, Ols Dado, por seanca u mbyll pa nisur.

Administrativja u detyrua të shtyjë gjyqin për më 24 korrik për shkak të mosparaqitjes së avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca. Avokati i Veliajt e justifikoi mungesën menjë emergjencë shëndetësore të një familjari, ndërsa vetë kryebashkiaku tha se nuk mund ta vijonte gjyqin pa ndihmën e mbrojtësit.

Për shkak se seanca nuk u zhvillua normalisht, kryebashkiaku nuk mundi të shprehë para gjykatës një qëndrim mbi vendimin e zbardhur të Kushtetueses për masën e sigurisë ndaj tij, që e shpërndau më pas përmes zyrës së shtypit. 

“Gjykata e Lartë nuk kishte arsyetuar në mënyrë kushtetuese proporcionalitetin e masës së paraburgimit në raport me mandatintim si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, si dhe nuk kishte trajtuar në mënyrën e duhur pretendimet për cenimin e dinjitetit tim nga mbajtja në kabinën e xhamit.

Për më tepër, një nga gjyqtaret e Gjykatës Kushtetuese ka arritur në përfundimin se, bazuar në provat e administruara, nuk rezulton të jetë arritur standardi kushtetues i dyshimit të arsyeshëm se kam kryer vepër penale”, thuhej në qëndrimin e Veliajt, i cili qëndron në paraburgim prej 16 muajsh.

Në Administrative, Veliaj ka paditur Presidencën eRepublikës dhe prokurorin Ols Dado. Kryebashkiaku kërkon pavlefshmëri të dekretimit në detyrë të Dados si prokuror, me pretendimin se nuk i përmbushtekushtet ligjore për të qenë i tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos