Pesë muaj ka zgjatur arratia për një 51-vjeçar nga Elbasani, i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për "korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike".
Sipas policisë Gentian Bako dhe dy punonjës të IMT-së në Elbasan kanë bashkëpunuar për marrje ryshfeti, në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje.
“Në kuadër të operacionit "Deceit" u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.08.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’.” (A2 Televizion)