Pezullohet nga detyra kreu i Prokurorisë së Sarandës

Nga Armand Bajrami
16 Janar 2025, 11:11 | Kronikë

SPAK ka kërkuar pezullimin nga detyra të kreut të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho.

Prokurori Llaho po hetohet për korrupsion, shkruan A2, dhe gjykata vendosi pezullimin e tij pas kërkesës së SPAK-ut.

Më 10 janar, ILD ka kërkuar në KLP masë disiplinore për Llahon. Sipas ILD, Llaho kishte bërë shkelje të rëndë disiplinore dhe kërkuan të caktohet masa e uljes së pagës në masën 40% për një periudhë njëvjeçare.

Kledian Llaho u konfirmua me shumicë votash më 22 dhjetor 2022 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ku vendim u apelua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili kërkoi shkarkimin me argumentin se ai nuk arrin nivel të besueshëm dhe se ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Çështja e tij nuk është shqyrtuar ende në KPA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos