Pezullohet polici në Kukës, favorizonte të afërmit të mos gjobiteshin

Nga A2 CNN
1 Korrik 2024, 18:14 | Kronikë

Pezullohet polici në Kukës, favorizonte të afërmit të

Prokuroria e Kukësit ka kërkuar pezullimin nga detyra të punonjësit të policisë K.K., nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ky punonjës policie me detyrë trup shërbimi trafiku dyshohet se favorizonte persona që njihte me qëllim që të mos gjobiten nga policia.

Lidhur me kërkesën e Prokurorisë, Gjykata vendosi pezullimin nga detyra të K.K., ndërkohë që vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë.

'Në kuadër të hetimeve lidhur me procedimin penal nr.78 të vitit 2024 në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nga vëzhgimet ambientale dhe inerceptimet telefonike krijohet dyshimi i arsyeshëm që punonjësi i policisë K. K. duke shfrytëzuar dhe përfituar nga pozicioni i tij me detyrë trup shërbimi trafiku urban dhe Interurban, DVP –Kukës, favorizonte persona që njeh me qëllim që të mos gjobiten apo të kalojnë pa u kontrolluar nga policia.', thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme”, shkruhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos