Pjesë e ‘Metamorfozës’| Biznesmeni Pëllumb Gjoka kërkoi lirinë, lëvizja e Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2024, 17:32 | Kronikë

Pjesë e ‘Metamorfozës’

Gjykata Kushtetuese caktoi datën 19 dhjetor për shqyrtimin e ankimit të bërë nga biznesmeni Pëllumb Gjoka kundër vendimit që e la atë në masën "arrest në burg".

Në thelbin e ankimimit të bërë nga biznesmeni i arrestuar nga operacioni "Metamorfoza" është pretendimi i tij për antikushtetutshmëri të përdorimit nga SPAK si prova të komunikimeve në platformën SKY ECC.

“Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-2238(364), datë 22.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 38, datë 31.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 dhe nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal ‘Arrest në burg’ ndaj kërkuesit”, thuhet në objektin e ankimit, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Gjoka akuzohet për disa vepra të rënda penale, si bashkëpunëtor i disa grupeve të rrezikshme kriminale në veri të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos