Procesi në gjykatën e Fierit, pushimet e gushtit “shtyjnë” lirimin me kusht të Belerit

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
31 Korrik 2024, 14:28 | Kronikë

Me pranga në duar eurodeputeti Fredi Beleri u paraqit në Gjykatën e Fierit ku ka hapur një proces për lirimin me kusht nga burgimi prej dy vitesh që ka marrë për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Në këtë seancë drejtoria e burgjeve solli raportin për të dënuarin Beleri, por gjykata e ka shtyrë vijimin e procesit për shkak të pushimeve të gushtit që merr gjykata.

Kjo shtyrje për avokatin e Belerit bëhet në mënyrë që ai të mos lirohet sa të bëhen zgjedhjet në Himarë. Seanca e radhës për Fredi Belerin është caktuar në datën 2 shtator. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos