Pjesë e një organizate kriminale në Bolonja, arrestohet në Durrës 45-vjeçarja

Nga A2 CNN
13 Tetor 2024, 10:22 | Kronikë

Pjesë e një organizate kriminale në Bolonja, arrestohet në

Një 45-vjeçare nga Durrësi është arrestuar nga policia për llogari të drejtësisë italiane. Sipas Bluve, Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka ka rënë në pranga pasi kishte informacion se ajo fshihej në qytetin bregdetar.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 19”, kapi në qytetin e Durrësit dhe vuri në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasen E.Sh., alias E.Sh., 45 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës”, njoftojnë autoritetet.

Për 45-vjeçaren, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, shkruan A2.

Pas arrestimit të saj Interpol Tirana dhe Romë po përgatisin procedurën për të bërë të mundur ekstradimin e Shpakës në Itali, ku edhe do të vuajë dënimin përkatës, raporton A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos