Tragjedia në Itali, një nga viktimat shqiptare kishte humbur më herët vëllanë në aksident

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2023, 18:28 | Kronikë

Tragjedia në Itali, një nga viktimat shqiptare kishte humbur më

Një detaj i tmerrshëm është zbuluar në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit këtë të premte në Portogruaro , në provincën e Venecias, ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë dhe një italiane.

Sipas dëshmive të grumbulluara 22 vjeçari që ndërroi jetë, Altin Hoti, në muajin maj kishte humbur vëllanë e tij në një tjetër aksident rrugor. Viktimat e tjera të aksidentit në Venecia janë 21-vjeçarja italiane Giulia Di Tillio dhe 26 vjeçari Egli Gjeci.

Makina me të cilën udhëtonin viktimat doli nga rruga dhe ra në lumin Reghena, duke u fundosur. Dinamika është ende duke u shqyrtuar nga policia, e cila po heton për shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos