
Një shtetas slloven është plagosur mbrëmjen e së dielës pas një konflikti fizik në zonën e Shkallnurit, në Durrës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 21:30, shtetasi M. M., rreth 45 vjeç, nga Sllovenia, i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake, është konfliktuar me disa persona, ende të paidentifikuar. Pas konfliktit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike, të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
(A2 Televizion)