Baba për herë të dytë, Erion Veliaj lë qelinë e paraburgimit për 48 orë

Nga Igli Çelmeta
29 Qershor 2026, 15:06 | Kronikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka lënë qelinë e paraburgimit të burgut të Durrësit për 48 orë, pasi ai dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, janë bërë prindër për herë të dytë. Familjes së tyre u është shtuar edhe një djalë tjetër.

Kjo është hera e parë që kryebashkiaku i Tiranës merr leje të posaçme për të lënë qelinë. Pas marrjes së lejes nga dy prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani, Veliaj është shoqëruar nga qelia e tij drejt maternitetit “Koço Gliozheni” për të parë foshnjën e porsalindur. Sipas ligjit, leja është e vlefshme për 48 orë dhe më pas Veliaj do të rikthehet në paraburgimin e Durrësit, shkruan A2 CNN.

Erion Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit 2025. SPAK ka renditur ndaj tij 13 akuza, si korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.  Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste, në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave. Ajola Xoxa ndiqet në gjendje të lirë, pasi masat shtrënguese ndaj saj ranë për shkak të shtatzënisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos