Plagoset me thikë 16-vjeçari në Fier

Nga A2 CNN
11 Janar 2025, 21:16 | Kronikë

Një adoleshent është plagosur me thikë në qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen "8 Shkurti" të qytetit.

“Dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve”, sqarojnë uniformat blu.

A2 mëson se 16 vjeçari ka qenë duke shëtitur qenin dhe aty ka ndodhur një zënkë. I dëmtuari ka marr mjekimin dhe është larguar pasi nuk është futur në sallën e operacionit, por është trajtuar nga mjekët e Urgjencës.

Policia ka ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos