Plagoset me thikë 21-vjeçari në Gjirokastër, niset me urgjencë te ‘Trauma’

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2024, 21:09 | Kronikë

Plagoset me thikë 21-vjeçari në Gjirokastër, niset me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër, ku një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se autori i sulmit me thikë ka qenë një 29-vjeçar, banues në Fier.

Po ashtu bëhet e ditur se 21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacione paraprake

Mbrëmjen e sotme, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi L. H., 21 vjeç, banues në lagjen "Kodra e Shtufit", i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier, e ka goditur me mjet prerës (thikë).

21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit L. Dh..

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos