Aksident në Elbasan, përplasen 3 makina, ka të lënduar

Nga A2 CNN
3 Qershor 2025, 17:42 | Kronikë

Aksident në Elbasan, përplasen 3 makina, ka të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me përroin e Zaranikës, në lagjen Haxhias.

Sipas informacioneve paraprake nga burime në terren, në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë, disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e urgjencës dhe forcat e policisë, të cilat po japin ndihmën e parë të lënduarve dhe po punojnë për të qarkulluar trafikun, që u bllokua për disa minuta pas aksidentit.

Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të qarta. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij incidenti të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos