Operacioni “Procedimi”, sekuestrohen armë, municione dhe drogë, 4 në pranga

Nga Gazment Janku
3 Qershor 2025, 15:14 | Kronikë

Prokuroria dhe policia e qarkut të Fierit kanë finalizuar një operacion të përbashkët për goditjen e një grupi kriminal, ku për rreth 6 muaj janë kryer verifikime intensive duke përdorur metoda speciale të hetimit, shkruan A2 CNN. Drejtuesi i prokurorisë së Fierit, ka bërë publik aktivitetin e grupit kriminal, ku deri më tani janë arrestuar 4 persona.

Ndërsa drejtuesi i policisë së qarkut të Fierit, përveç personave të arrestuar ka renditur edhe një sërë provash materiale të sekuestruara, që vërtetojnë aktivitetin Kriminal të grupit në fjalë.

Hetimet e prokurorisë po vijojnë për të zbardhur gjithë aktivitetin dhe bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale që mund të jenë kryer me armë të trafikuara nga ky grup, apo aktivitete e mëparshme në kultivimin dhe shitjen e narkotikëve.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos