Policia arrestoi një 17-vjeçar, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë një bashkëmoshatarin e tij, raporton A2 CNN.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 16 marsit, sipas policisë, në rrugën “Besëlidhja” në Kamëz.
Gjithashtu është proceduar një tjetër 17-vjeçar, i cili ka goditur me grushte autorin e dyshuar të plagosjes.
Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, njoftoi policia. (A2 Televizion)