Plagosja e çiftit në Rrogozhinë, Policia gjen të fshehur në një mur armën e krimit

Nga A2 CNN
6 Qershor 2025, 19:18 | Kronikë

Plagosja e çiftit në Rrogozhinë, Policia gjen të fshehur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gosë të Rrogozhinës mëngjesin e sotëm, ku pas një konflikti mes fqinjve kanë mbetur të plagosur dy persona, të identifikuar si Sami dhe Nadire Disha.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në drejtim të tyre është qëlluar nga komshiu, i identifikuar si Shpëtim Osma, i cili ka rënë në pranga.

Ndërkohë Policia bën të ditur se gjetën të fshehur në një mur armën e zjarrit me të cilën dyshohet se autori plagosi fqinjët.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë-Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën  të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës  materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D.

Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetsin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas  dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos