Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Postribë – Prekal.
Personi në drejtim të të cilit është qëlluar me armë është identifikuar si shtetasi Qel Shabaj. Ai ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, nga ku bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
A2 CNN mëson se arma është përdorur pas një konflikti të çastit. Pas një kontakti midis mjeteve të tyre, ka pasur një debat midis Qel Shabajt dhe autorit të ngjarjes, i cili në gjaknxehtësi ka nxjerrë armën duke e qëlluar në këmbë.
Burime nga policia e Shkodrës konfirmojnë se autori i ngjarjes është vënë në pranga pas incidentit. (A2 Televizion)