Plagosje me armë zjarri në një lokal në Tiranë, arrestohen 3 persona

Nga A2 CNN
18 Maj 2025, 09:20 | Kronikë

Plagosje me armë zjarri në një lokal në Tiranë,

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku një 28-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.

Shtetasi K. K., 28 vjeç, pas plagosjes në këmbë, është paraqitur në spital rreth orës 01:20 të datës 18 maj 2025 për ndihmë mjekësore. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 nisën hetimet dhe arritën të zbardhin ngjarjen, shkruan A2 CNN.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u arrestuan tre shtetas:

K. K., 28 vjeç (i vetëplagosuri),
A. C., 33 vjeç,
A. M., 30 vjeç (kamarieri i lokalit).
Ndërkohë, është shpallur në kërkim një tjetër shtetas, E. E., 41 vjeç, banues në Kuçovë, i cili dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e armës.

Sipas policisë, pas vetëplagosjes, shtetasit A. C. dhe E. E. kanë marrë armën e zjarrit dhe gëzhojën e saj, duke i fshehur jashtë lokalit, ndërsa kamarieri A. M. ka ndërhyrë për të fshirë gjurmët në vendin e ngjarjes.

Arma e zjarrit tip pistoletë është sekuestruar nga autoritetet. 28-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos