Plagosje me thikë në Durrës

Nga A2 CNN
17 Maj 2025, 22:35 | Kronikë

Plagosje me thikë në Durrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Durrës.

Policia informon se një 31-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti banal.

Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 12 Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I. Ll, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. G., 31 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj, ndërsa policia vijon kontrollet për kapjen e autorit të dyshuarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos