Adoleshenti përplas të moshuarin në Divjakë

Nga A2 CNN
17 Maj 2025, 11:43 | Kronikë

Adoleshenti përplas të moshuarin në  Divjakë

Policia e Fierit ka nisur hetimet për një 17-vjeçar nga Divjaka i cili duke drejtuar automjetin ka përplasur një 65-vjeçar në fshatin Babunjë. Aktualisht 65-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po kështu një banor nga Qerreti i Ri, i cili duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet të parkuar dhe për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 17 vjeç, banues në fshatin Babunjë, Divjakë, pasi automjeti që ky shtetas drejtonte ka përplasur në fshatin Babunjë, shtetasin I. Rr., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën; referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Zh., banues në fshatin Qerret i Ri, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet të parkuar dhe për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”.

Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 59 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos