Sherr mes adoleshentëve në Maliq, plagoset me thikë 15-vjeçari

Nga Artin Halili
16 Maj 2025, 15:08 | Kronikë

Sherr mes adoleshentëve në Maliq, plagoset me thikë

Konflikt mes adoleshentëve në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku ka degraduar deri në përdorimin e thikave.

Një 14-vjeçar ka goditur me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, duke e lënë të plagosur në pjesën e krahut e të barkut, ndërsa i plagosuri po merr mjekim më të specializuar në spitalin rajonal të Korçës.

Pas konfliktit, autori është kthyer në shtëpi dhe ka fshehur thikën, e cila është gjetur nga policia e Maliqit, shkruan A2 CNN.

Burime bëjnë me dije se autori është shprehur para forcave blu se është zënë edhe herë të tjera me 15-vjeçarin, për shkak të një sherri në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos