Sërish kontrolle, policia zbulon celular të fshehur në çorape në Burgun e Fushë Krujës

Nga A2 CNN
26 Maj 2026, 23:43 | Kronikë

Sërish kontrolle, policia zbulon celular të fshehur në

Janë zhvilluar sërish kontrolle në ambientet e burgjeve, në kuadër të masave të shtuara të sigurisë dhe parandalimit të futjes së sendeve të ndaluara.

Gjatë këtyre kontrolleve, shërbimet e Policisë së Burgjeve kanë konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular të fshehur në një nga zonat e brendshme të institucionit. Sipas burimeve zyrtare, pajisja është gjetur e kamufluar me qëllim shmangien e kontrolleve të sigurisë, shkruan A2CNN. 

Menjëherë pas konstatimit, materiali i sekuestruar është dorëzuar pranë strukturave përkatëse për vijimin e hetimeve dhe verifikimeve procedurale, ndërsa rasti është referuar për ndjekje të mëtejshme nga organet kompetente.

Autoritetet kanë theksuar se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të rregullt dhe të befasishme, me synim forcimin e rendit dhe sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos