Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 19:27 | Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë pranë Poliklinikës 10 në kryeqytet.

A2 CNN raporton se i plagosur ka mbetur Ilirjan Dosti. Dyshohet se ai ka një plumb në bark dhe është transportuar në spital.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”. Autori dyshohet se është fqinj me të plagosurin. Dyshohet se kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos