Rëndohet bilanci i viktimave të aksidentit në aksin Rrëshen-Milot

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 16:24 | Kronikë

Rëndohet bilanci i viktimave të aksidentit në aksin

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti në aksin Rrëshen-Milot. Policia njofton se ka shkuar në dy numri i viktimave, ndërsa të plagosur janë 5 persona.

Rrëshen/Informacion paraprak

Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen-Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos