Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në lagjen “Rus” në Shkodër.
Sipas informacioneve të siguruara nga A2CNN, i plagosur ka mbetur shtetasi Vladimor Bruçi.
“Blutë” kanë identifikuar autorin, që është komshi i të plagosurit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia Shkodër. (A2 Televizion)