Fëmijët që mbyllin hundët nga era e keqe teksa hyjnë në shtëpinë e tyre. Kjo është panorama që ofron sot lagjja 15 në Durrës.
Ato nuk kanë një kënd lojërash pranë pallatit por dengje mbeturinash. Gruaja që i bërtet punonjësve të bashkisë e vetmja mundësi që kanë është të ngrihen në një protestë.
E kanë shprehur shpesh shqetësimin e tyre. Por, duket se zyrtarët mbyllin veshët njëlloj si qytetarët mbyllin hundën.
Kopsht, fëmijëri, lojëra dhe turizëm me dinjitet këto janë pak fjalë që një vend që aq i pasur me natyrën, arkeologjinë, historinë, muzetë dhe kulturën, janë fjalë që nuk gjenden në këtë situatë.
Shëndeti është i pari. Kërkojnë vetëm aq. (A2 Televizion)