Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg badigardët e klub "Orange"

Nga A2 CNN
20 Gusht 2026, 13:19 | Kronikë

Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, u dha masa e sigurisë “Arrest me burg” për gjashtë shtetasit A.K., B.S., E.N., F.H., I.Ç., dhe M.K. të akuzuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” ndaj shefit të Krimeve në Komisariatin e Sarandës Mateo Bakalli.

Ky i fundit u dhunua 4 ditë më parë në klub “Orange” teksa ndërhyu për neutralizimin e një konflikti mes punonjësve të sigurisë në lokal.

Hetimet mbi procedimin penal nr. 594, datë 17.08.2026, nisën pasi më datë 16.08.2026, në orët e para të mëngjesit Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, shtetasi M. B., ndërhyu për neutralizimin e një konflikti mes punonjësve të sigurisë së klub “Orange”, Sarandë, të cilët ishin duke goditur disa shtetas.  Pavarësisht se ky shtetas kur u afrua u prezantua se ishte Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ai u godit nga punonjësit e sigurisë. Me vendimin datë 19.08.2026, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës se sigurimit “Arrest me burg” parashikuar nga neni 238 k.Pr.Penale për gjashtë shtetasit e arrestuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos