Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Rus”, ku mbeti i plagosur Vladimor Bruçi.
Policia ka identifikuara autorin, Pjerin Bitani, i cili është komshi me të plagosurin dhe po punohet për kapjen e tij.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.
Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(A2 Televizion)