Harry dhe Meghan rikthehen në Britani, çifti lë pas tensionet me familjen mbretërore dhe tabloidet

Nga Rosalba Bejdo
20 Gusht 2026, 13:47 | Bota

Harry dhe Meghan rikthehen në Britani, çifti lë pas tensionet

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, pritet të rikthehen në Britani këtë muaj, gjashtë vite pasi hoqën dorë nga detyrat mbretërore dhe u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara. Lajmi është konfirmuar nga një burim pranë çiftit.

Harry dhe Meghan do të rikthehen për një periudhë të gjate së bashku me fëmijët e tyre, Archie, 7 vjeç, dhe Lilibet, 5 vjeç, të cilët pritet të nisin shkollën në Britani në shtator.

Çifti nuk do të jetojë në një rezidencë mbretërore dhe do të vazhdojë të mbajë statusin e anëtarëve joaktivë të familjes, sipas marrëveshjes së bërë kur u larguan në vitin 2020.

Rikthimi vjen pas vitesh tensionesh me familjen Mbretërore dhe kritikash të forta ndaj mediave britanike, ndaj te cilave Harry dhe Meghan ngritën pretendime se ua kishin bërë jetën ferr.

Megjithatë, marrëdhënia mes Harryt dhe babait të tij, mbretit Charles III, duket se është përmirësuar. Charles, i cili po trajtohet për kancer, i ka mirëpritur vizitat e djalit dhe familjes së tij. Muajin e kaluar, ai takoi Archie dhe Lilibet për herë të parë që nga viti 2022.

Raportohet se dëshira për të qenë pranë të atit të sëmurë është mes arsyeve të rikthimit. Ndërsa marrëdhënia me të është zbutur, Harry vijon të jetë i distancuar nga vëllai i tij, princi William. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos