Plagosje në Vlorë, 37-vjeçari paraqitet në spital me plagë nga arma e zjarrit

Nga A2 CNN
22 Shtator 2025, 15:36 | Kronikë

Plagosje në Vlorë, 37-vjeçari paraqitet në spital me

Një 37-vjeçar është paraqitur mesditën e së hënës në spitalin e Vlorës, me plagë me armë zjarri në këmbë. A2 CNN mëson se Skerdi Mehmetaj (alias Piperi) është duke u trajtuar me ndihmë mjekësore.

Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, informon policia.

Ekziston edhe pista që ky shtetas të jetë vetëplagosur. Ndërkohë bëhet me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe brenda pak minutash pasi të marri ndihmën mjekësore do të pyetet nga policia e Vlorës.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.  Policia e Vlorës ka ngritur disa postblloqe në disa pika hyrëse dhe dalëse në qytet pas kësaj ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos