Kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur të bashkëjetueses, jepet masa e sigurisë ndaj 37-vjeçarit në Elbasan

Nga A2 CNN
22 Shtator 2025, 12:02 | Kronikë

Kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur të

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 37-vjeçarin, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.

“Sot më datë 22.09.2025 në  është çelur për shqyrtim seanca për caktim të masës së sigurimit për të arrestuarin B.B. Seanca u zhvillua në prani të personit nën hetim B.B, përfaqësuesit ligjor të caktuar kryesisht dhe prokurorit të çështjes. Pas shqyrtimit gjyqësor Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për vleftësim të ligjshëm të ndalimit të shtetasit B.B dhe caktim të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest me burg" për personin nën hetim B.B.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Elbasanit.

Gazetarja e A2 CNN Belinda Ruçaj ka mësuar ngjarja e rëndë u raportua disa ditë më parë nga 15-vjeçarja te psikologia e shkollës. Sipas të miturës, nuk ka pasur përdhunim, por marrëdhënia seksuale është kryer me dëshirë, pasi dyshohet të ketë pasur një lidhje 4 mujore intime me partnerin e nënës së saj. Megjithatë, masa shtrënguese është marrë për shkak të moshës së mitur.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos