“Të mblidhet urgjentisht Kryesia e Këshillit Bashkiak”- Teliti: Shkarkimi i Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin

Nga A2 CNN
22 Shtator 2025, 17:30 | Politikë

“Të mblidhet urgjentisht Kryesia e Këshillit Bashkiak”-

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, është shprehur se Kryesia e Këshillit Bashkiak duhet të mblidhet urgjentisht sot për të garantuar që procedura e shkarkimit të Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin.

Komentet Teliti i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se Veliaj duhet të dëgjohet në mbledhjen e Këshillit, për të shprehur qëndrimin e tij, përcjell A2 CNN.

Teksa theksoi se shkarkimi i Veliajt duhet të ndodhë sa më shpejt, Teliti shtoi se çdo shkelje/devijim nga rregullat ligjore do të rëndojë nesër mbi qytetarët e Tiranës me faturë dëmshpërblimi prej qindra mijëra eurosh si pasojë e shkeljeve proceduriale.

Postimi i Telitit:

Kryesia e Këshillit Bashkiak duhet të mblidhet URGJENTISHT SOT për të garantuar që procedura e shkarkimit të Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin (duke filluar nga e dëgjesa e tij në mbledhjen e Këshillit).

Çdo shkelje/devijim nga rregullat ligjore do të rëndojë nesër mbi qytetarët e Tiranës me faturë dëmshpërblimi prej qindra mijëra eurosh si pasojë e shkeljeve proceduriale.

Shkarkimi i Veliaj duhet të ndodhë sa më shpejt, por gjithmonë duke respektuar procedurën ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos