
Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të diele në fshatin Rrëmbec të bashkisë së Maliqit.
Shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë shpërthimi i dy bombolave të gazit që përdoreshin nga familjarët për të gatuar.

Në momentin e shpërthimit, fatmirësisht, personat që ishin brenda në banesë kanë mundur të dalin jashtë ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse të bashkisë Maliq kanë evituar përhapjen e flakëve më tej.
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )