Po lante xhamat, e moshuara bie nga lartësia dhe vdes

Nga A2 CNN
15 Gusht 2024, 17:02 | Kronikë

Po lante xhamat, e moshuara bie nga lartësia dhe vdes

Një 68 vjeçare ka humbur jetën aksidentalisht në Tiranë, pasi ra nga një lartësi e madhe teksa lante xhamat e dritareve.

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugës "Medar Shtylla" me rrugën "Sulejman Delvina", ku shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos