Po ndiqej nga policia, i dyshuari me motor del nga rruga dhe bie në Lanë

Nga A2 CNN
11 Shtator 2024, 18:33 | Kronikë

Po ndiqej nga policia, i dyshuari me motor del nga rruga dhe bie në

Një person i dyshuar ka mbetur i plagosur rëndë teksa ndiqej nga policia, që kishte rënë në gjurmët e tij.

I dyshuari, raporton gazetari Julian Kasapi, ishte duke udhëtuar me një motor dhe po përpiqej të largohej me shpejtësi kur forcat e policisë i kërkuan që të ndalonte.

Pas disa metrash, i dyshuari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga për të përfunduar në lumin Lanë.

Menjëherë, në ndihmë të tij shkoi policia dhe ambulanca të cilët e nxorën atë nga lumi dhe e dërguan në spital.

Sipas të dhënave paraprake, personi i arrestuar akuzohet për mashtrim, ai prezantohej si punonjës i bashkisë, për të zhvatur qytetarë të ndryshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos