Po ndiqeshin nga policia, të rinjtë shqiptarë përplasen me shtyllën. Ndërron jetë njëri prej tyre

Nga A2 CNN
12 Shtator 2025, 12:26 | Kronikë

Po ndiqeshin nga policia, të rinjtë shqiptarë përplasen me

Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti në Bolonja të Italisë, ndërsa një 19-vjeçar tjetër, po shqiptar, është plagosur.

Dy të rinjtë po tentonin t’i iknin policisë me një makinë të vjedhur, por arratisja e tyre përfundoi në tragjedi. Automjeti tip Audi, që rezultoi i vjedhur, u përplas dhunshëm me një shtyllë, shkruan A2.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur dy të rinjtë po i iknin policisë, e cila i ndaloi në një semafor për kontroll. Por kur semafori u ndez jeshil, ata u larguan me shpejtësi me makinë. Shoferi ishte 19-vjeçari, i cili humbi kontrollin e automjetit në kryqëzimin Via Murri dhe Via dei Lamponi për shkak të shpejtësisë së lartë, duke u përplasur me shtyllën dhe më pas me disa makina të tjera të parkuara.

Policia vendase tha se e humbi nga sytë automjetin, i cili po udhëtonte me mbi 200 km/orë, dhe më vonë e pikasën të aksidentuar.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos