Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të fshatit Konjat.
A2 CNN mëson se aksidenti ndodhi në orën 5.25 të mëngjesit kur një autobus me targa greke i linjës Tiranë-Athinë ka marrë para një motomjet.
Nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motomjetit shtetasi Qemal Krasniqi 72 vjeç. Policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e autobusit.
Njoftimi i Policisë Lushnjë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. L., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, në aksin rrugor "Rotondo e Çermës-Lushnjë", duke drejtuar automjetin tip autobus është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Q. K., 72 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Q. K.
Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)