“Mos pini hashash”,  15 adoleshentë plagosin 3 persona, 5 të arrestuar

Nga Xhensila Kodra
11 Shtator 2025, 16:06 | Kronikë

“Mos pini hashash”,  15 adoleshentë plagosin 3 persona, 5

Pesë të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç janë arrestuar nga policia e Tiranës pas një sherri masiv ku plagosën me armë të ftohta tre persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Begeja”, ku të plagosur mbetën Ahmed Agolli 22-vjeç, dhe dy 19-vjeçarët Hendri Rasa dhe Klaus Miha, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2 CNN.

Sherri mes të rinjve ka nisur fillimisht me fjalë, një natë para se të përdoreshin armët e ftohta. Adoleshentët po konsumonin cigare hashashi para një lokali dhe të plagosurit u kanë kërkuar të largohen nga aty. Pas kësaj, të nesërmen, të miturit kanë thirrur edhe shokë të tjerë të tyre, rreth 15 veta dhe të maskuar janë futur në lokal dhe kanë sulmuar 3 personat që ndodheshin aty.

Nga kamerat e sigurisë janë identifikuar vetëm 5 persona, mes të cilëve më kryesorët, ndërsa për tjerët po punohet për identifikimin e plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos