Pogradec, makina del nga rruga dhe shkatërrohet plotësisht. Plagoset shoferi

Nga A2 CNN
12 Gusht 2024, 08:53 | Kronikë

Rreth orës 01:10 të mëngjesit, në aksin rrugor "Pogradec-Tushemisht", shtetasi A. Ç, duke drejtuar automjetin tip "Renault", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi A. Ç, është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos