Policia: 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov dhe mjetet e forta

Nga A2 CNN
24 Janar 2026, 20:16 | Kronikë

Policia: 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov dhe mjetet e

Policia ka njoftuar se 11 efektivë, si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Policia shton se janë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre, shkruan A2CNN.

Njoftimi i policisë:

Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.

Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos