Policia liron 2 hapësira publike në Currila, procedohen 2 shtetas

Nga A2 CNN
20 Qershor 2025, 11:08 | Kronikë

Policia liron 2 hapësira publike në Currila, procedohen 2 shtetas

Policia e Durrësit ka vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Gjatë ndërhyrjes së fundit në lagjen nr. 1, në zonën e plazhit të Currilave, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan dhe liruan 2 hapësira publike që ishin zënë pa leje me çadra dhe shezlongë. Në përfundim të kontrollit, u sekuestruan 27 komplete me çadra dhe shezlongë, shkruan A2 CNN.

Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. H., 45 vjeç, dhe E. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Durrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos