Mbollën mbi një mijë rrënjë kanabis, u gjenden edhe 20 mijë euro, arrestohen 2 persona

Nga A2 CNN
20 Qershor 2025, 10:17 | Kronikë

Mbollën mbi një mijë rrënjë kanabis, u gjenden edhe 20

Policia finalizoi me sukses operacionin e koduar “Lekaj”, që goditi një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Dy persona u arrestuan në flagrancë, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi u konstatuan duke kultivuar 1200 bimë Cannabis në 8 miniparcela, të ngritura në kodrat e fshatit Lekaj, pranë depos së ujit.

Në pranga ranë shtetasit D. M., 59 vjeç, banues në Lekaj, dhe A. H., 36 vjeç, banues në Donofrosë, Berat. U identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit R. K. dhe E. K., për të cilët nuk jepen të dhëna të tjera për shkak të hetimit në vijim, shkruan A2 CNN.

Gjatë operacionit, u sekuestruan 20 000 euro cash, 1000 fara Cannabisi, një armë sportive, municion dhe sende të tjera të kundërligjshme. Gjithashtu, një pjesë e bimëve narkotike u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos