Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak pas mesnate në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në fasadën e jashtme të një lokali, shkruan A2. Është qëlluar me armë zjarri drejt lokalit dhe hotelit që ndodhet mbi të. Fatmirësisht, në momentin e sulmit nuk ka pasur turistë apo pushues në hotel. Shenjat e plumbave janë të dukshme në fasadë, ndërsa disa prej tyre kanë depërtuar deri në banak.
Lokali është në pronësi të Mondi Vogës, i cili ka qenë shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Ai u arrestua edhe në 2020 nga Policia Rrugore në Tiranë, pasi lëvizte me makinë të blinduar e fenelina policie.
Mondi Voga u padit edhe nga avokati Ilia Ilia se ishte një nga personat që e kishte dhunuar në Durrës.
(A2 Televizion)