Ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, "troket" sërish në Gjykatën e Lartë. Këtë herë, ish-zyrtari i lartë ndaj të cilit është dhënë një masë sigurie "arrest në burg" në mungesë kundërshton vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, që i sekuestruan pasuritë.
Pas nisjes së hetimit ndaj tij, me kërkesë të SPAK janë bllokuar gjashtë pasuri, nga të cilat dy vila në Palasë e Hamallaj, dy apartamente dhe dy llogari bankare në banka të nivelit të dytë me vlerë 124 mijë euro në total.
Ndonëse i ka ankimuar në çështje të veçanta, Apeli nuk liroi nga sekuestroja asnjë nga pasuritë.
(A2 Televizion)