All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Protesta e opozitës në Tiranë, policia e Vlorës ushtron kontrolle

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2024, 11:57 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Policia e Vlorës ka vendosur një pikë kontrolli në dalje të qytetit, e cila sipas burimeve po ushtron kontroll në dhjetëra makina dhe autobusë.

Ditën e sotme, nga qyteti bregdetar janë nisur shumë simpatizantë të opozitës për të marrë pjesë në protestën e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj që do të zhvillohet në Tiranë.

All - Paragraf - 3

Sipas të dhënave, kontrollet kanë qenë të përqendruara në dokumentacionin e automjeteve, personat me precedentë penalë etj. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos